Mustafaraj: Berisha e di se çdo akt dhune në PD ja vështirëson përballjen me opinionin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD i ka lënë Lulzim Bashës 5 janarin si afat të fundit për të liruar zyrën e Partisë Demokratike duke paralajmëruar se në rast refuzimi të tij anëtarësia e PD-së do të kthehet në një përmbarues politik.

Gazetari, Juxhin Mustafaraj, nuk parasheh ndonjë përplasje në funksion të këtij qëllimi, pasi siç thotë ai për Ora News,  ish-kryeministrit Berisha nuk i duhet një akt dhune.

Sa i takon lëvizjes politike ka qenë një nga lëvizjet më të gjetura të Sali Berishës e cila ka pësuar rritje. Ka ardhur në pikën që do të duhet të rimarrë PD. Sali Berisha e ka shumë të qartë se nëse një akt dhune ndodh në PD ai dhe bashkëpunëtorët e tij do ta kenë të vështirë përballë opinionit publik i cili e urren gjuhën e dhunës dhe kërkon ndoshta një tjetër lloj lidershipi në PD por kurrësesi një PD të marrë përmes forcës”, tha Mustafaraj.

Share This Article