Mustafi bënë për vete tifozët e Arsenalit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkodran Mustafi ka kthyer besimin e tifozëve të Arsenalit, pas paraqitjeve të mira për skuadrën londineze. Arsenali të enjten mbrëma fitoi 1:0 ndaj Olympiacosit në Greqi, ndërsa ish-reprezentuesi i Gjermanisë ka shfaqur stabilitet në qendër të mbrojtjes.

Për kohë të gjatë Mustafi është kritikuar ashpër nga tifozët e skuadrës. Por ai në javët e fundit po paraqitet mirë dhe tifozët kanë nisur ta përkrahin. Ai në ndeshjen e së enjtes kompletoi shumicën e pasimeve, ndërsa kontribuoi edhe në aksionin e golit. Ndërkohë ka fituar numrin më të madh të dueleve.

“Mustafi është mbrojtësi ynë më i mirë prej se Arteta mori drejtimin e skuadrës”, ka shkruar një tifoz i Arsenalit. Tifozë të tjerë kanë vlerësuar rolin e trajnerit Mikel Arteta në ringjalljen e ish-kampionit të botës, Mustafit.

“Me gjasë jo paraqitja jonë më e mirë. Por ishim të durueshëm dhe kthehemi në shtëpi me një fitore të rëndësishme”, ka shkruar Mustafi.

Granit Xhaka po ashtu ka kompletuar ndeshjen për Arsenalin. Dy shqiptarët janë ndëshkuar me kartona të verdhë.

Share This Article