Nëse Napoli dështon të transferojë Gabrielin nga Lille, opsionet potenciale për klubin italian janë Sokratis Papasthatopoulos dhe Shkodran Mustafi të Arsenalit, plus Jean-Clair Todibo i Barcelonësc.
Klubi napolitan është duke e kërkuar qe një kohë të gjatë brazilianin, por vonesat kanë bërë që Arsenali e Manchester Unitedi të ndërhyjnë në garën për shërbimet e tij.
Tani sipas, RAI Sport dhe Radio KissKiss, është përpiluar një listë alternativash për Gabriel Magalhaesin. Aty përfshihet edhe qendërmbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Mustafi, që do të kishte edhe më të vështirë të siguronte vendin në ekipin e parë, nëse “Topçinjtë” transferojnë Gabrielin.
Mustafi ka luajtur në të kaluarën në Serie A. 28-vjeçari ka qenë pjesë e Sampdorias nga janari i 2012-s deri në verën e 2014-s kur kaloi te Valencia. Më 2016, iu bashkua Arsenalit për 41 milionë euro.