Shkodran Mustafi ka refuzuar kalimin te klubi i Series A të Italisë, Genoa, raporton “Calcio Mercato”.
Mbrojtësi 28-vjeçar i Arsenalit është duke kërkuar klub të ri në këtë afat kalimtar, ndërsa po i afrohet gjashtë muajve të fundit të kontratës së tij.
Genoa është interesuar për Mustafin, por mbrojtësi shqiptar nuk e ka pëlqyer idenë e transferimit te ky klub. Mustafi te Arsenali po shihet tepricë.