ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, mund të ketë nevojë për transplant të mushkërive 25 seconds ago
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë marrëveshje për paqen 3 minutes ago
KE miraton skemën e re të shpërndarjes së fondit financiar për futbollin e vajzave 5 minutes ago
Zbardhet ligji i ri- Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje, forcohet roli i Agjencisë së Administrimit të Pasurive 7 minutes ago
Presidenti Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit: Profesioni juaj bart përgjegjësi më shumë se ai i mjekut 10 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Mutacionet e Covidit e bëjnë të pamundur arritjen e imunitetit të tufës përmes vaksinimeve

albnews by albnews
26 January, 2021
in Bota, UK
0
Mutacionet e Covidit e bëjnë të pamundur arritjen e imunitetit të tufës përmes vaksinimeve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një studim mbi planin e shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit në Britaninë e Madhe, sugjeron se variante të reja të Covid-19, mund të jenë një pengesë serioze për arritjen e imunitetin të tufës.

Studimi i shpërndarjes aktuale të vaksinave kundër koronavirusit, arrin në përfundimin se shumica e njerëzve duhet të marrin vaksinat “më efektive” të Pfizer ose Moderna, në vend të vaksinës së Oksfordit. Gjithashtu studimi sugjeron se kjo gjë do të jetë e nevojshme për të siguruar mbrojtje të mjaftueshme indirekte për ata që nuk janë imunë, i njohur ndryshe si imuniteti i tufës.

RelatedPosts

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, mund të ketë nevojë për transplant të mushkërive

Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë marrëveshje për paqen

Bill Clinton thyen heshtjen pasi i dalin fotot nga dosja ‘Epstein’

Të dyja vaksinat e aprovuara për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, si ajo e Pfizer ashtu edhe e Modernës, janë dëshmuar si të efektshme në masën mbi 90 për qind. Ndërkohë, vaksina e Universitetit të Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike Astra Zenecca, është treguar të jetë deri në 80 për qind e efektive.

Studim,i bazuar në modelimin e kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Anglisë Lindore (UEA), nuk është shqyrtuar ende nga kolegët. Modelimi fillestar parashikoi që vaksinën e Pfizer duhet t`a marrë të paktën 69 për qind e popullsisë, ose 93 për qind e popullsisë në rastin e vaksinës së Oksfordit, për të ulur më pak se 1 vlerën numrit R (norma e infektimit), dhe për të ndaluar përhapjen e virusit.

Gjithsesi, kur studiuesit morën parasysh variantin shumë të transmetueshëm të koronavirusit që është vërejtur në fillim në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas është përhapur në shumë vende të tjera, ata zbuluan se vaksinimi i të gjithë popullsisë me vaksinën e Oksfordit do të ulte vlerën e R në vetëm 1.3.

Kur numri R – numri mesatari njerëzve që një person i infektuar do t’u kalojë virusin – është mbi 1, ka një valë të madhe rastesh të reja. Shkencëtarët që kanë kryer studimin e ri, mendojnë se vaksina Pfizer do të kërkonte vaksinimin e 82 për qind të popullsisë britanike për të kontrolluar përhapjen e variantit të ri.

Bashkë-autori i studimit,profesor Alisteir Grant tha:“Disa njerëz do t`a refuzojnë vaksinën, ndaj arritja e një norme vaksinimi prej 82 për qind me vaksinën Pfizer do të jetë e pamundur. Ndërkohë vaksina e Oksfordit, e zvogëlon incidencën e sëmundjes në formën më serioze në një masë më të madhe, sesa e zvogëlon sëmundjen simptomatike, e cila është ende e zakonshme edhe tek ata që kanë marrë vaksinën. Efikasiteti i saj kundër incidencës së infeksioneve asimptomatike është më i ulët, duke zvogëluar efikasitetin e saj kundër infeksionin nga 70.4 në 52.5 për qind. Kjo do të thotë që mbrojtja e përgjithshme që ajo ofron ndaj infeksionit është vetëm e pjesshme, rreth 50 për qind”.

Për këtë arsye, Grant thotë se vaksina e Oksfordit “nuk mund të na çojë dot tek imuniteti i tufës, edhe nëse vaksinohet e gjithë popullata”.Ai shtoi:“Vaksina e Oksfordit, do të jetë pa dyshim një ndërhyrje e rëndësishme në këtë luftë. Por nëse ndryshimet në regjimin e dozës mund të rrisin efikasitetin e saj,nuk ka gjasa që ajo të kontrollojë plotësisht virusin, ose të çojë popullatën britanike në arritjen e imunitetin e tufës”.

Profesor Azra Gani, drejtuese e epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Kolegjin Mbretëror në Londër, tha se me këto gjetje nuk do të thotë se Britania e Madhe do të jetojë për një kohë të pacaktuar me nivelin aktual të kufizimeve të ashpra ndaj Covid-19.

“Nëse vaksinohen një pjesë e madhe e atyre që janë në rrezik nga ndërlikimet e rënda nga sëmundja, atëherë numri i shtrimeve në spital dhe vdekjeve do të bjerë në mënyrë dramatike. Dhe mënyra se si reagojmë ndaj virusit që po qarkullon, duhet të bëhet e ngjashme me mënyrën se si reagojmë ndaj viruseve të tjerë që qarkullojnë, siç është gripi ”- thotë ajo.

“Për më tepër, edhe pse vaksinat nuk janë rekomanduar ende për fëmijët, po kryhen studime mbi ta. Dhe për këtë arsye ka të ngjarë që fëmijët të mund të vaksinohen në rast se kjo gjë do të konsiderohet e nevojshme”-theksoi ekspertja. Asnjë vaksinë e koronavirusit nuk është miratuar ende për përdorim tek fëmijët, një grupim që përbën 19 për qind të popullsisë në Britaninë e Madhe. /ScienceFocus/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, mund të ketë nevojë për transplant të mushkërive

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, mund të ketë nevojë për transplant të mushkërive

20 December, 2025
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë marrëveshje për paqen

Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë marrëveshje për paqen

20 December, 2025
KE miraton skemën e re të shpërndarjes së fondit financiar për futbollin e vajzave

KE miraton skemën e re të shpërndarjes së fondit financiar për futbollin e vajzave

20 December, 2025
Zbardhet ligji i ri- Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje, forcohet roli i Agjencisë së Administrimit të Pasurive

Zbardhet ligji i ri- Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje, forcohet roli i Agjencisë së Administrimit të Pasurive

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result