Mutacioni Delta po rrezikon Francën, Macron shpalos planin për ta luftuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez Emanuel Macron është duke informuar qytetarët për masat e reja që do të marrë qeveria për të luftuar mutacionin Delta të koronavirusit në Francë.

Përhapja me shpejtësi e këtij varianti në vend, prej disa kohësh tashmë po shqetëson autoritetet shëndetësore.

Macron bëri të ditur se në restorante, bare dhe kafe si dhe disa vende kulturore do të lejohen të futen vetëm persona të vaksinuar ose ata që rezultojnë negativë për Covid-19.  Presidenti francez u shpreh se maksimizimi i vaksinimeve është çelësi për të parandaluar një rivendosje të karantinës.

Macron foli për një “mobilizim veror për vaksinimin”.

“Nëse nuk veprojmë tani, numri i rasteve do të vijojë të rritet ndjeshëm dhe do të çojë në mënyrë të pashmangshme në shtrimin në spital nga gushti. Pra, është në vazhdim një garë e re…”

Ai konfirmoi gjithashtu se vaksinimi për personelet mjekësore do të jetë i detyrueshëm.

“Kur shkenca na ofron mjetet për të mbrojtur veten, ne duhet t’i përdorim ato me besim te arsyeja,” shtoi Macron.

Share This Article