Muxhahedinët protestojnë edhe para Ambasadës shqiptare në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas incidenteve në kampin MEK në Manzë, muxhahedinët kanë protestuar para Ambasadës shqiptare në Londër. Iranianët kanë dalë në protestë para Ambasadës shqiptare në Londër, pas denoncimit të grupit të MEK se dy persona kanë humbur jetën gjatë kontrolleve të policisë.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Shqipërisë në reagimin e saj lidhur me kontrollet e policisë, thekonte se “operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit, është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Po ashtu ministria thekson se grupimi MEK nuk i është përmbajtur marrëveshjes, ndërsa policia ka ndërhyrë konform ligjit.

Mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antiterror nisi një operacion në kampin ku strehohen që prej vitit 2015 muxhahedinët, në Manëz të Durrësit. Policia hasi në rezistencën e iranianëve, që kundërshtuan me forcë kontrollet në kompjuterët dhe pajisjet e tjera teknologjike. Në mes të tensioneve, muxhahedinët deklaruan për mediat se ka viktima dhe disa të plagosur në kamp.

Share This Article