Muze për foto selfie dedikuar të apasionuarve të Instagramit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Palma me ngjyrë rozë, ëmbëlsira gjigante “macaron” dhe pishina me perla. Me një interier me ngjyra të ndezura “muzeu i ri i selfie-ve” në Budapest është konceptuar për të joshur “gjeneratën e Instagramit”, të etur për të marrë vëmendjen e duhur në rrjetet sociale.

I vizituar nga rreth 30000 turistë që nga momenti i hapjes në muajin dhjetor, ky atraksion i cili prezantohet si i pari i këtij lloji në Evropë, renditet tashmë në mesin e zonave më të famshme të kryeqytetit hungarez.

I frymëzuar nga suksesi i një godine të ngjashme në SHBA, krijuesit pohojnë se kishin si target grup të rinjtë, gjeneratën e re që janë në kërkim të dekoreve origjinale për fotot e tyre të profilit në rrjetet sociale.

“Ne kemi luajtur me format, ngjyrat dhe u përpoqën të shkojnë përtej së zakonshmes, në mënyrë që t’i linim dorë të lirë imagjinatës së vizitorëve”, shpjegon Lilla Gangel, i cili e ka konceptuar ambientin së bashku me Balazs Koltai./ASTH/

Share This Article