Muzetë e Beratit atraksion për turistët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Muzeu Etnografik i Beratit ditën e shtunë, kur vendi u trondit nga tërmeti, shënoi fluks vizitorësh në ambientet e tij në çdo moment. Pjesa më e madhe e vizitorëve ishin nga Gjermania dhe Polonia.

Fatmirësisht tërmeti i kësaj dite u ndje fare pak në Berat dhe nuk arriti të ndikojë tek vizitorët e Muzeut Kombëtar Ikonografik “Onufri” dhe Muzeut Etnografik të cilët vazhduan të qetë vizitat në kujdesin e stafeve të muzeve.

Të shtunën vizituan muzetë e Beratit, 734 vizitorë, kryesisht të huaj nga të cilët 562 vizitorë në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” dhe 172 vizitorë në Muzeun Etnografik.

Në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” vizitorët e huaj shijuan gjithashtu dhe itinerarin informues me sistemin e audioguidës në 4 gjuhë: shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.

Ata bën një udhëtim vetjak në historinë e ikonave dhe mjeshtërve ikonografëve më të njohur të Shqipërisë, si dhe u njohën me rëndësinë e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, ku ndodhet dhe muzeu.

Ky informacion i vjen turistëve të huaj përmes një rrëfimi të studiuar për ta bërë vizitën e tyre sa më të pëlqyeshme e të thjeshtë, duke i dhënë dhe liri atyre të fokusohen në ikonat e dëshiruara./ATSH/

Share This Article