Muzetë në Britaninë e Madhe dhe Itali i bashkohen ‘luftës’ me COVID-19, shndërrohen në qendra vaksinimi masiv

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një kohë kaq të vështirë që po përjetojmë, solidariteti dhe dashuria janë “armët” tonë më të forta në luftën me COVID-19. Në kuadër të zgjerimit të fushatës së vaksinimit Britania e Madhe dhe Italia, kanë shndërruar muzetë e artit dhe kulturës në qendra të vaksinimit masiv.

Në një kohë kaq të vështirë që po përjetojmë, solidariteti dhe dashuria janë “armët” tonë më të forta në luftën me COVID-19.

Në kuadër të zgjerimit të fushatës së vaksinimit Britania e Madhe dhe Italia, kanë shndërruar muzetë e artit dhe kulturës në qendra të vaksinimit masiv.

Në kryeqytetin britanik, muzeu i Shkencës, Dudley’s Black Country Living dhe disa muze të tjera tashmë kanë vaksinuar qytetarët e parë.

E njëjta procedurë po zhvillohet edhe në Itali nga veriu ne jug duke shfrytëzuar çdo hapësirë për të zgjeruar fushatën e vaksinimit.  

Rajoni i Napolit është një ndër më të “ndërgjegjësuarit” për këtë nisëm pasi shumë nga muzetë, tashmë janë qendra vaksinimi.

“Muzetë e para në botë kanë qenë spitale. Tani dëshirojmë t’i kthejmë në favorin tonë duke i bërë të disponoheshe për planin kombëtar të vaksinimit.”, tha drejtori i një muzeu.

Përveç muzeve, në Itali, teatret e shfaqjeve të modës së Armani, Prada dhe Gucci, janë shndërruar gjithashtu në qendra vaksinimi me qëllim për të ndihmuar sado pak presionin mbi sistemit shëndetësor.

Share This Article