Muzeu Etnologjik i Prishtinës në 12 muzetë më të mirë të qytetit në Evropë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

The Guardian ka shkruar një artikull për muzetë më të mirë të qytetit në Evropë.

The Guardian ka zgjedh 12 muzetë më të mirë të qytetit në Evropë, në mesin e tyre është edhe ai Etnologjik i Prishtinës.

Elizabeth Gowing e përshkruan atë si një “muze simpatik me dy shtëpi të ruajtura të periudhës otomane”.

“Po prisni enë me pluhur dhe qilima? Jo aq në këtë muze simpatik me dy shtëpi të mrekullueshme të ruajtura të periudhës otomane në kryeqytetin e vendit më të ri në Evropë. Ciceronët do iu ofrojnë një turne entuziast rreth hapësirave që më parë ishin të banuara – nga “dhoma e zjarrit” kuzhina deri te akomodimi që iu ofrohej miqve në çdo orë të ditës apo të natën, në përputhje me rregullat strikte të mikpritjes shqiptare. Tradita të tilla duket se vdesin ngadalë dhe ciceronët anglishtfolës gjithashtu do të zgjedhin për ju arra dhe mana nga kopshtet e muzeut”, shkruan Gowing.

Share This Article