ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 16 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 16 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 16 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 16 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Muzeu i Holokaustit në Montreal/ Përgjatë korridoreve të hidhura të kujtesës – Nga Blerina Ruka

albnews by albnews
21 June, 2023
in Albania, Diaspora, Opinion
0
Muzeu i Holokaustit në Montreal/ Përgjatë korridoreve të hidhura të kujtesës – Nga Blerina Ruka
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Blerina Ruka

Në periferi të qytetit të Montrealit, ndodhet një vend i veçantë, një kujtim i thellë i një kohe të errët në historinë e njerëzimit. Hapja e dyerve të Muzeut të Holokaustit në Montreal më dha një mundësi të rrallë për të eksploruar një kapitull të tmerrshëm të historisë së botës.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Në një vizitë që më la pa frymë, pata mundësinë të njihesha me vuajtjet dhe shpirtin e pabesueshëm të atyre që pësuan në këtë periudhë tragjike.

Muzeu i Holokaustit në Montreal


Me një dizajn modern dhe minimalist, ngjyra gri rritet duke reflektuar seriozitetin e temës së trajtuar, sallat e muzeut janë ambiente të heshtura, galeri tematike e dhomat përkujtimi; janë të gjitha hapësira të qeta në respekt të të gjithë listës së gjatë të emrave që rreshton një monitor në mur.

Hapi i parë brenda muzeut më përshëndeti me një atmosferë të zymtë. Sallat e ekspozitave me pamjet dhe objektet autentike të periudhës së Holokaustit u fiksuan në sytë e mi.

Fotografitë e viktimave, kopjet autentike të ditareve dhe sendet e humbura që qëndrojnë si dëshmi e një kohe të errët më prekin në mënyrë të pashpjegueshme. Sytë e tyre të kripur rrëfejnë vuajtjen, por gjithashtu forcën dhe reziliencën që i lejuan të mbijetonin.

Rrëfimet të mbushura me frikë, vuajtje dhe humbjen më sollën një perspektivë të re mbi jetën dhe përkushtimin ndaj njeriut. Ndjenja e respektit dhe trishtimit më ngjitet në zemër, ndërsa hyn në këtë ndërtesë të pathyeshme, e cila mban një barrë historike kaq të rëndë. Me një shpirt kureshtar, përgatitem për një vizitë të thellë në botën e kujtesës së vuajtjeve të papara.

Ashtu si shumë të tjerë, jam përpjekur të imagjinoj përvojën e tyre, por të përjetosh këto rrëfime të thella dhe të prekshme më bën të ndihem e pafuqishme por edhe e frymëzuar në të njëjtën kohë. Secila histori sjell me vete një mësim të jashtëzakonshëm për durimin, ndarjen dhe respektin ndaj të tjerëve. Përkundrazi, si mundet njëkohësisht të jesh njeri i përkushtuar për jetën dhe të dëshirosh vdekjen për t’i ikur vuajtjes së pandalshme?

Përpos gjithë ngarkesës emocionale, lë shije edhe prezantimin i mrekullueshëm i informacionit, tekstet, fotot, objektet autentike dhe dëshmitë personale janë prezantuar me kujdes dhe profesionalizëm për të ndihmuar një kuptim më të thelluar.

Vizita në Muzeun e Holokaustit në Montreal është një përvojë emocionuese dhe edukative, e përsosur për të zgjeruar njohuritë, për të kuptuar thellësinë e një tragjedie historike dhe për të përjetuar një moment të rëndësishëm në historinë e njerëzimit të shekullit të 20-të. Ai nuk është vetëm një institucion që tregon historinë e një periudhe të errët, por një ftesë për të reflektuar mbi vlerat dhe përgjegjësinë tonë si njerëz.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result