Muzeu i vetëm në Hormovë të Tepelenës, banori i apasionuar pas relikeve mikpret vizitorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fshati Hormovë në Tepelenë ka një muze dhe ai është shtëpia e njërit prej banorëve të tij.

Pasi kishte punuar për vite më rradhë në shtetin grek, 49 vjeçari Naim Koka u rikthye në vendlindjen e tij.

Ai vendosi të koleksiononte sende të ndryshme antike dhe relika për t’i ekspozuar më pas në muret e shtëpisë së tij duke e shndërruar në një muze historik. 

Madje prej 15 vitesh Naimi udhëton edhe në zonat përreth për të zbuluar sende të tilla të periudhave të ndryshme të historisë. 

Naimi ka koleksionuar lloje të ndryshme armësh, vazo qeramike dhe sende të tjera që datojnë shumë kohë më parë.

Ndonëse shumë pak e dinë, shtëpia muze e Naimit është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të njihen me historinë dhe trashëgiminë që mbart Hormova.

Share This Article