Muzeut Etnografik i Kavajës merr statusin Monument Kulture i Kategorisë I

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me rastin e Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore dhe veçanërisht sot, në 29 Shtator që shënon “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” bashkia e Kavajës ka sjellë në vëmendje Muzeun Etnografik të Kavajës, i kompletuar në vitin 1971, ku u ndërtua në një ndërtesë me një hajat, të restauruar, tipi i së cilës ishte i përhapur gjerësisht nga shekulli i 18-të.

Përmbajtja e muzeut është e përqendruar në tre aspekte. Së pari, stili arkitekturor i ndërtesës dhe funksionet e ndarjeve që e përbëjnë atë; së dyti, struktura sistematike e oxhakut, e dhomës së gjumit dhe e dhomës së miqve dhe së treti, fondi i përgjithshëm etnografik.

Bashkia e Kavajës ka informuar se pas restaurimit të plotë të ndërtesës, Muzeut të ri të formuar i jepet statusi i Monumentit të Kulturës të Kategorisë I.

“Muzeu është një vlerë e trashëguar kulturore për qytetin e Kavajës, prandaj, ne të gjithë, jo vetëm duhet ta ruajmë dhe çmojmë trashëgiminë kulturore por edhe duhet të kujdesemi për të duke përcjellë vlerat e saj në çdo brez”, bën të ditur bashkia e Kavajës./ATSH/

Share This Article