ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një grua vdiq pasi u shkel nga një tufë lopësh ndërsa shëtiste qenin e saj në Exmoor në Britani të Madhe 5 hours ago
Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse  5 hours ago
A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?!  5 hours ago
Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli 5 hours ago
Këta janë 7 EMRAT që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5” 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Muzika përcakton mënyrën se si perceptohet kandidati apo partia”, DW: Zgjedhjet lokale në Shqipëri, garë imazhesh pa koncepte politike

albnews by albnews
13 May, 2023
in Bota, Opinion, Shqiperia
0
“Muzika përcakton mënyrën se si perceptohet kandidati apo partia”, DW: Zgjedhjet lokale në Shqipëri, garë imazhesh pa koncepte politike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deutsche Welle

Shqipëria voton të dielën kryetarët e bashkive. Ekspertët thanë për Deutsche Welle se e shohin si një fushatë ku u apelohet emocioneve dhe largohet votuesi nga aftësia për të menduar i kthjellët.

RelatedPosts

Rama: Diella do ketë 83 ‘fëmijë’, do shërbejnë si asistentë për çdo deputet të PS

Rama për Trumpin nga Berlini: E shpëtoi Zoti nga vdekja që të shpëtonte dhe Europën

Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

Fushata për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive në Shqipërisë sivjet ngjante më shumë me një fushatë për zgjedhje parlamentare, sesa për pushtetin lokal. Partitë më të mëdha politike patën një muaj intensiv me takime me banorët, ku më shumë se për premtime elektorale u investua në fotografi dhe video, ku të gjithë dukeshin të lumtur e në humor të mirë. Askush nuk i pyeti votuesit për problematikat apo shqetësimet e përditshmërisë.Në këtë fushatë, prioritet patën fjalimet e gjata të liderëve politikë dhe u vu re një strategji e re e marrëdhënieve me publikun, e cila i anashkaloi temat e rëndësishme për të cilat duhej folur e premtuar zgjidhje. “Ne ecim para, ne ecim para, ne ecim para dhe nuk e kthejmë më kokën mbrapa”… Vargje të thjeshta, për t’u kuptuar nga kushdo dhe muzikë tallavá: kjo ishte kënga e përzgjedhur nga Partia Socialiste shqiptare për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kryeministrit të vendit Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i kësaj force politike, i mjaftoi vetëm një postim i këngës në llogarinë e tij zyrtare në Facebook më datë 11 prill, për të hedhur “grepin” e për të hapur debatin e parë të këtyre zgjedhjeve në opinionin publik shqiptar.

Retorikë pa logjikë apo argumente

Një “grep” i ri ky në strategjinë e tij të PR-it, i cili i parapriu një fushate dinamike më shumë se një mujore, me shumë valle e aheng, nën sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”. Strategjia ndryshe e Ramës vjen në një kohë kur këto zgjedhje janë të rëndësishme për rikonfirmimin ose jo të pushtetit të tij politik, i cili gjatë kohëve të fundit është lëkundur nga akuzat kombëtare dhe ndërkombëtare, që nga afera e inceneratorëve e deri tek përfshirja e emrit të tij në dosjen e korrupsionit të një zyrtari të lartë të FBI-s amerikane.

Retorikë larg njerëzve, sipas ekspertes së komunikimit Edlira Gjoni, retorika e kësaj fushate nuk ka logjikë apo argumente. “Retorika e përdorur është ajo me të cilën janë rehat politikanët shqiptarë: apeli ndaj emocionit, frikës, ankthit. Kjo retorikë është e vetmja që ofron pika të përbashkëta me votuesin: emocioni! Sepse logjika, argumentet e faktet flasin për një Shqipëri luksi ku jetojnë politikanët, e një Shqipëri në pritje për t’u bërë mirë si me magji pas secilës palë zgjedhje. E kjo është Shqipëria ku jetojnë votuesit që mpihen nga dozat e forta të propagandës, frikës dhe ankthit, të gjitha emocione të forta që ngjall retorika e përdorur nga secila prej palëve” – thotë Gjoni për Deutsche Welle-n (DW).

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një grua vdiq pasi u shkel nga një tufë lopësh ndërsa shëtiste qenin e saj në Exmoor në Britani të Madhe

Një grua vdiq pasi u shkel nga një tufë lopësh ndërsa shëtiste qenin e saj në Exmoor në Britani të Madhe

25 October, 2025
Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse 

Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse 

25 October, 2025
A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

25 October, 2025
Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli

Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli

25 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result