MV Agusta me rekord të ri të Guiness, për 24 orë përshkoi 11 shtete me motoçikletë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kohë më parë ishte raportuar që qëllimi i Turismo Veloce ka qenë që me motoçikletë të përshkohen 11 shtet dhe atë brenda 24 orëve.

E këtë javë Valerio Boni ka arritur ta realizojë këtë mision, dhe me MV Agusta të futet në librin e rekordeve Guiness.

Rrugëtimin e tij e filloi nga Suedia, duke kaluar përmes Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Luksemburgut, Francës, Zvicrës, Lihtenshatjnit dhe Austrisë – që në fund të përfundonte në portën me MV Agusta në brigjet e Varrezes në Itali.

Kur Boni e mbushi motoçikletën me benzinë në një pompë të derivateve në Malmo, përshkoi disa kilometra duke kaluar në Danimarkë dhe më pas të niset drejt jugut për të testuar performancat e Turismo Veloce.

Pas startit të lehtë, shirat e rrëmbyeshëm e përcollën shoferin gjatë pjesës më të madhe të Evropës qendrore. Në Holandë është dashur të ngadalësojë ritmin, gjë që ka vënë në pikëpyetje rekordin e synuar.

Në fund, Boni arrit në vijën e finishit në Shiran – duke përshkuar në total 2.003 kilometra.

Share This Article