Katër aktivistë të demokracisë janë ekzekutuar nga ushtria e Mianmarit në atë që besohet të jetë përdorimi i parë i dënimit me vdekje në dekada.
Të katërt, përfshirë aktivistin Ko Jimmy dhe ligjvënësi Phyo Zeya Thaw, u akuzuan për kryerjen e “akteve terroriste”.
Ata u dënuan me vdekje në një gjyq me dyer të mbyllura që grupet e të drejtave të njeriut e kritikuan si të padrejtë.
Ndwrsa familjet kanë dorëzuar të gjitha kërkesa për informacion mbi ekzekutimet.
Media shtetërore e lajmeve Global News Light of Myanmar tha se katër burrat u ekzekutuan sepse “kishin dhënë direktiva, kishin marrë masa dhe kryen komplote për akte terroriste brutale dhe çnjerëzore”.
Udhëheqësja pro-demokratike Aung San Suu Kyi ishte shumë e trishtuar pasi dëgjoi lajmin, tha një burim për Shërbimin Birmanez të BBC-së.
Zonja Suu Kyi, udhëheqësja e partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD), nuk bëri asnjë koment, shtoi burimi. Ajo u arrestua në shkurt 2021, pas një grushti shteti të udhëhequr nga ushtria.