Myftiu që edhe pas vdekjes po ‘trazon’ Serbinë, del në pah gruaja e tretë

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Belkisa Crnovrshahin, 31-vjeç, gazetare e Novi Pazar. Ajo është paraqitur në Bashkësinë Islame të Serbisë duke paraqitur shkresa se ishin të martuar sipas Sheriatit dhe se për këtë arsye duhej të kishte pjesë në trashëgiminë e Zukorliçit.

Figura më e njohur muslimane në Serbi, Muhamer Zukorliç, i cili ka ndërruar jetë disa muaj më parë, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes për e tij bashkëshortore.

Mediat serbe , shkruajnë se ai kishte dhe një grua të tretë e cila është identifikuar si Belkisa Crnovrshahin, 31-vjeç, gazetare e Novi Pazar. Ajo është paraqitur në Bashkësinë Islame të Serbisë duke paraqitur shkresa se ishin të martuar sipas Sheriatit dhe se për këtë arsye duhej të kishte pjesë në trashëgiminë e Zukorliçit.

Thuhet se martesa është bërë fshehurazi në Stamboll dhe se publikisht Belkisa është e pamartuar dhe asnjëherë nuk është shfaqur me Zukorliçin.

Belkisa Crnovrshanin tha se pretendimet e tabloidëve serbë se ajo ishte në kërkim të pronës në Bashkësinë Islame të Serbisë janë të pavërteta. 

Të gjitha akuzat synojnë të njollosin reputacionin tim si qytetare nderi e Serbisë, si një muslimane e devotshme, si një grua krenare”, ka shkruar ajo. 

Menjëherë ka reaguar gruaja e dytë e të ndjerit, Elma Elfiq Zukorliç, e cila tha se myftiu ishte një mysliman i mirë, një boshnjak krenar, një djalë i ndjeshëm, një bashkëpunëtor dhe partner biznesi i besueshëm, një bashkëshort i mrekullueshëm dhe një baba akoma më i mrekullueshëm.

Sa i përket situatës së re, jam i bindur, nëse është e vërtetë, se Myftiu ka respektuar të gjitha parimet e Sheriatit dhe vendimet duhet të merren në përputhje me rrethanat. Më vjen keq që sot nuk po flasim për kontributin që ai ka dhënë në këtë rajon në dekadat e kaluara, por po flasim për të në një mënyrë për të cilën nuk kemi folur gjatë jetës së tij”, tha bashkëshortja e dytë e të ndjerit.

Belkisa Crnovrshanin tha se pretendimet e tabloidëve serbë se ajo ishte në kërkim të pronës në Bashkësinë Islame të Serbisë janë të pavërteta. 

Të gjitha akuzat synojnë të njollosin reputacionin tim si qytetare nderi e Serbisë, si një muslimane e devotshme, si një grua krenare”, ka shkruar ajo. 

Në profilin e saj në Instagram, ajo që të bie në sy është luksi në të cilën jeton Belkis ku shihen çanta dore, atlete të shtrenjta, shami me fije ari. Në fotot u shfaq edhe me “prada” prej 1750 dollarësh por edhe ajo me firmën e Yves Saint Laurent, e cila ka çmime të ngjashme. Kishte edhe atlete “Dior” 1000 dollarë dhe një bluzë “Gucci” 400 dollarë. 

Muamer Zukorliç, i cili ishte myftiu i Sanxhakut, kreu i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim dhe nënkryetar i parlamentit të Serbisë, vdiq në nëntor nga një atak në zemër në moshën 51-vjeçare, duke tronditur myslimanët në rajon dhe në mbarë botën. Në 14 vitet e tij si myfti i Bashkësisë Islame në Serbi, organi zyrtar që përfaqëson myslimanët e vendit, Zukorliç grumbulloi një popullaritet të jashtëzakonshëm në rajonin e Sanxhakut dhe mes myslimanëve në Bosnje.

Rajoni i Sanxhakut, i cili shtrihet në pjesë të Serbisë jugperëndimore dhe Malit të Zi verior, ka një identitet të fortë etnik, me shumicën e rreth 500,000 njerëzve të tij që identifikohen si boshnjakë myslimanë.

Zukorliç bëri bujë edhe me jetën e tij personale dhe familjare. Në mënyrë të pazakontë mes boshnjakëve, Zukorliç kishte dy gra dhe tetë fëmijë.

Share This Article