Myshyr Shabani, bashkatdhetari nga Gjilani i cili vdiq në kohë pandemie në Gjermani, ka qenë bamirës i madh.
Humanizmi i tij kishte mbërritur edhe në Pakistan kur nga pasuria e tij që e kishte fituar në Gjermani, e ka hapur një pus, duku u siguruar ujë të pijshëm disa familjeve të varfra atje.
Myshyr Shabani vdiq më 6 maj, por projekti i tij i bamirësisë përfundoi sot.
Enkas për Mediafokus.info, familja e Myshyrit i ka dërguar fotot dhe videon e përfundimit të këtij projekti.
Pusi që rrjedh ujë të pijshëm është emërtuar me emrin e Myshyr Shabanit.
Ky nuk është rasti i vetëm prej humanisti nga Myshyri.
Mediafokus.info merr vesh se i ndjeri u kishte ndihmuar, po ashtu, edhe gjashtë familjeve shqiptare për t’ua rregulluar dokumentacionin e lejeqëndrimit të përhershëm në shtetin gjerman.
Përndryshe, Myshyr Shabani kishte emigruar në Gjermani në vitet 90-ta, ndërkaq e ka bërë punën e floktarit.