ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 57 minutes ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 1 hour ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 2 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 2 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mziu nuk e lëshon zyrën e bashkisë, thotë se këtë e duan 85 përqind e qytetarëve

albnews by albnews
3 July, 2019
in Albania
0
Mziu nuk e lëshon zyrën e bashkisë, thotë se këtë e duan 85 përqind e qytetarëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Xhelal Mziu mbetet i vendosur për të mos e liruar zyrën e bashkisë së Kamzës, në të cilën është shpallur fitues në zgjedhjet e 30 qershorit Rakip Suli i Partisë Socialiste.

Pas daljes nga takimi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë blu, Mziu pati këtë koment për median.

RelatedPosts

“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës

Po ndiqeshin nga policia, të rinjtë shqiptarë përplasen me shtyllën. Ndërron jetë njëri prej tyre

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, nis me tensione seanca e parë e kësaj legjislature

Pyetje: A morët një vendim?

Xhelal Mziu: Vendimi është marrë me datë 30 që ishte  i paligjshëm, e tregoi dhe pjesëmarrja.

Pyetje: Mesa po kuptoj ju nuk do të lini zyrën.

Xhelal Mziu: Asnjë lloj shansi nuk ka për të lënë një farsë elektorale.

Pyetje: Edhe nëse jua kërkon Lulzim Basha nuk do të dilni nga zyra?

Mziu: Nuk ka lidhje Lulzim Basha. Ne interpretojmë ligjin dhe kemi lexuar votat popullore. Ky është mendimi i shumicës së shqiptarëve, 85%.

Kapllanaj: Lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi jonë i zgjedhur sipas ligjit

Në të njëjtën linjë me të ishte edhe kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj, i cili tha se zgjedhjet në 30 qershor ishin një farsë.

Kapllanaj tha se kandidati i PS-së në Mallakastër është zgjedhur fitues me 13% të votave, aq saç janë militantë të PS-së në këtë zonë.

Ndaj sipas tij edhe sikur procesi të ishte i rregullt ai nuk do të kishte të drejtën morale të ulej në atë zyrë.

Andaj ai i la takim me 13 tetor, duke e paralajmëruar se do të humbë me dyfishin e votave që mori në 30 qershor.

Agron Kapllanaj: Nuk ishte tema e takimit me Bashën  të lirojmë zyrat apo jo. Hap pas hapi po bëjmë denoncimet tona dhe provat që kemi grumbulluar nga votimet farsë. Ne do ta lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi jonë i zgjedhur sipas ligjit dhe i konfirmuar nga të gjitha institucionet. Pra kur të ketë zgjedhje dhe jo votime.

Këto janë votime që nuk njihen, nul dhe votime pa një dekret të Presidentit. Ky është vendim i bërë i ditur nga gjithë opozita. Këto janë zgjedhje farsë, nul, nuk do të njihen. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në detyrën tonë përsa kohë të bëhen një palë zgjedhje të rregullta dhe aty nëse do të vijë dhe të fitojë përballë çdo kandidati të PD një kandidat tjetër i cili do të marrë shumicën dërmuese të votave ne do ta mirëpresiom dhe do ti dorëzojmë shiritin sipas rregullave dhe sipas ligjit.

Nuk mbajmë me dhunë asnjë zyrë por do tu shërbejmë qytetarëve sakohë nuk ka pasur zgjedhje në asnjë zonë.Për ankimimin janë duke u marrë personat që janë caktuar.

Këto janë votime për PS, kandidati i PS në Mallakastër ka marrë 13% të votave, 13% janë anëtarë të PS në Mallkastër, praktikisht është kryetari i militantëve të PS-së në atë zonë. Në 2017 në Mallakastër kanë marrë pjesë 55% e zgjedhësve. A mund të përfaqësojë mallakastriotët një kryetar me 5690 vota? E pamundur.

Edhe sikur procesi të ishte i rregullt, nuk ka të drejtën morale të shkojë në zyrë. Kur të bëhen zgjedhjet me 13 tetor, kush të fitojë do ti shtrëngojë dorën, do ti uroj punë të mbarë nëse do të dalë fitues. Por jam i bindur se do të dalë humbës me dyfishin e votave që ka marrë sot.

Më i rezervuar ishte kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Fran Frrokaj: Unë nuk flas personalisht, jam institucion dhe flas në emër të institucionit.

Sa i takon datës për protestën kombëtare të radhës, Kapllanaj tha se është diskutuar data dhe shumë shpejt do të bëhet publike.

Kjo ishte mbledhja e dytë e Bashës me kryetarët e bashkive të PD-së, pas asaj të një dite më parë.

Pas kryebashkiakëve, Basha vijoi takimin me kryetarët e PD-së në rrethe./Ora Nesws/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result