Ish-kreu demokrat i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ditën e djeshme u caktua nga Partia Demokratike si drejtues politik i qarkut të Dibrës.
Pas konfirmimit nga Lulzim Basha, Mziu është shprehur për ABC se e ka mundur Edi Ramën dhe PS në çdo betejë dhe pret që sipas tij e njëjta gjë të ndodhë edhe këtë herë. Po ashtu ai ka shprehur bindjen se opozita merr katër mandate në Dibër.
“E kam mundur Ramën dhe PS ne çdo betejë, kështu do ndodh edhe në Dibër. Opozita do të marrë 4 mandate në Dibër. Pas konfirmimit tim, Olta Xhaçka ka kërkuar nga kryeministri të largohet si drejtuese politike e PS”, ka thënë ai.
Partia Demokratike po shkon drejt zyrtarizimit të të gjithë drejtuesve politikë në qarqe. Sot u vendos edhe Tomorr Alizoti drejtus politik i qarkut Berat.
Deri tani janë konfirmuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe, në Shkodër, Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës, Mark Marku në Lezhë, Edmond Spaho në Korçë dhe Xhelal Mziu në Dibër.