Prej ditësh, në Napoli është festë për titullin e tretë në Serie A. Shumë personazhe të rëndësishëm kanë publikuar në rrjetet sociale momente nga festimet e tyre, ndërsa të shumtë janë ata që po presin me padurim që modelja, Raffaella Fico, ish-e dashura e Balotelli-t, të mbajë premtimin.
Në janar, kur realizimi i ëndrrës ishte ende larg, 35-vjeçarja premtoi se do ta festonte suksesin duke dalë “topless”. Në atë kohë, tifozët nisën të ëndërrojnë, ndërsa tani është koha që ajo të mbajë fjalën, shkruan TgCom.
Raffaella Fico nuk është e para që ka bërë një premtim të tillë. Në vitin 2000, Anna Falchi, bëri të njëjtën gjë për triumfin e Lazio-s. Po ashtu, një vit më vonë ishte Sabrina Ferilli, e cila u shfaq me bikini dhe një flamur verdhekuq të Romës duke festuar.
Raffaella Fico postoi një video në rrjetet sociale duke festuar me fishekzjarrë, ndërsa tifozët i kërkojnë të mbajë premtimin. “Na ke dhënë fjalën”, i shkruajnë ata në komente në llogaritë e saj në rrjetet sociale.