Nadal “njofton” 26 të përzgjedhurit e Spanjës: video emocionuese e prezantimit të rivalëve të Shqipërisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spanja ka zyrtarizuar 26 lojtarët që do të marrin pjesë në Euro 2024. Njoftimi mbërriti në rrjetet sociale përmes një videoje emocionuese në të cilën Rafa Nadal bënte narratorin ndërsa të gjithë lojtarët u zbuluan nga familjet e tyre përkatëse: nga gjyshërit te prindërit, nga gratë tek fëmijët, por edhe vëllezërit, motrat dhe nipërit e mbesat.

Në Euro 2024, Spanja do të jetë një nga kundërshtarët e Shqipërisë, bashkë me Italinë dhe Kroacinë në grupin B. Ndeshja mes kuqezinjve dhe Furive të kuqe është planifikuar për në 24 qershor në Merkur Spiel Arena. De La Fuente shpreson që Nadal të jetëfatsjellës për iberikët, gjë që natyrisht nuk e urojnë Sylvinho, Spalletti e Dalic.

TË GRUMBULLUARIT E SPANJËS PËR EURO 2024

Portierë: Unai Simon (Athletic Bilbao), Alex Remiro (Real Sociedad), David Raya (Arsenal)
Mbrojtës: Dani Carvajal (Real Madrid), Jesus Navas (Sevilla), Robin Le Normand (Real Sociedad), Dani Vivian (Athletic Bilbao), Nacho Fernandez (Real Madrid), Aymeric Laporte (Al Nassr), Alex Grimaldo (Bayer Leverkusen), Marc Cucurella (Chelsea)
Mesfushorë: Rodri Hernandez (Manchester City), Martin Zubimendi, Mikel Merino (të dy Real Sociedad), Fabian Ruiz (Paris Saint-Germain), Pedri, Fermin Lopez (të dy Barcelona), Alex Baena (Villarreal)
Sulmues: Alvaro Morata (Atletico Madrid), Joselu (Real Madrid), Nico Williams (Athletic Bilbao), Dani Olmo (RB Leipzig), Lamine Yamal, Ferran Torres (të dy Barcelona), Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Ayoze Perez (Real Betis)

Share This Article