ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros 5 hours ago
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën! 5 hours ago
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali 5 hours ago
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026 6 hours ago
Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Nafta e zbuluar në Shpirag e ngjashme me atë të Arabisë Saudite”/ Deklaratat e Ramës, REL: Edhe pse e pasur me rezerva, Shqipëria nuk ka industri të përpunimit të saj!

albnews by albnews
23 August, 2023
in Albania
0
“Nafta e zbuluar në Shpirag e ngjashme me atë të Arabisë Saudite”/ Deklaratat e Ramës, REL: Edhe pse e pasur me rezerva, Shqipëria nuk ka industri të përpunimit të saj!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të mërkurën se nafta e zbuluar në Shqipëri është “e një cilësie shumë të lartë, e ngjashme me atë premium të Arabisë Saudite”.

Duke folur në një konferencë për media më 23 gusht, Rama tha se shpimi ka arritur në 6.000 metra në thellësi të tokës pas një pune 10-vjeçare në zonën e Shpiragut, rreth pesë kilometra larg qytetit qendror të Shqipërisë, Berat.

RelatedPosts

Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të të birit: Kjo nuk është…

‘Do i ‘shuaj’ burrat e fisit Lleshi’ – Saga e hakmarrjes së Aurel Hoxhës për djegien e vëllait në Angli…deri në ekzekutimin në burg të vrasësit

Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para

“Rezerva është aty, në 6002 km në thellësi të tokës. Është prekur rezerva pas një eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave, si rezultat i formacionit gjeologjik”, tha Rama. Kryeministri theksoi se ende nuk është ndeshur në ujë, çka do të thotë se, sipas tij, sasia e naftës do të jetë e madhe.

“Sipas analizave të bëra në Holandë nga kompania SHELL, është naftë e së njëjtës cilësi të naftës premuim të Arabisë Saudite”, theksoi ai.

Kërkimet për naftë në zonën e Shpiragut në Berat po kryhen nga kompania SHELL. Pritet të hapen mbi 15 puse. Kryeministri shqiptar tha se, paralelisht, do të bëhen kërkime për naftë edhe në zonën e Dumresë në Divjakë. Kryeministri Rama parashikoi se ky zbulim do të sjellë një “përfitim të madh ekonomik dhe financiar”, dhe se investimi i përgjithshëm në rezervat e naftës do të shkojë në shtatë miliardë euro.

“Kjo pasuri do ketë ndikim te pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë”, nënvizoi Rama.

Ai bëri të ditur se nga fundi i tetorit dhe në fund të dhjetorit, do të ketë një rezultat publik nga vetë kompania SHELL në lidhje me krijimin e infrastrukturës për nxjerrjen e naftës. Në momentin që do të nisë prodhimi do të ketë mbi 5 mijë të punësuar, sipas tij. Edhe pse e pasur me rezerva nafte, Shqipëria nuk ka industri të përpunimit të saj. Nafta që nxirret përpunohet jashtë Shqipërisë dhe më pas importohet dhe shpërndahet në tregun vendas, me një çmim që rezulton të jetë më i shtrenjti në rajon.

Aktualisht një litër naftë kushton 190 lekë ose 1.90 euro.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 September, 2025
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

26 September, 2025
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

26 September, 2025
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result