Naftëtarët e Ballshit: Grevën e urisë e shohin zgjidhje të vetme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të mbetur pa zgjidhje, naftëtarët e Ballshit u janë rikthyer sërish protestave sot. Të nxitur edhe nga protesta e një ditë më e parë e mjekëve dhe reagimi i menjëhershëm i autoriteteve, ata vvazhdojnë të pyesin se pse nuk i dëgjon njeri problemet e tyre.

Përballë kësaj situate ata po e shqyrtojnë edhe mundësinë e grevës së urisë.

“Të shkojmë tek sfera që ndodhet brenda në uzinë. Të shikojmë do të vijë shteti apo  jo. 100 mjekë u mblodhën dhe e gjetën gjuhën, ne jemi me qindra familje dhe nuk po na zgjidh njeri. Të shkojmë të gjithë brenda. Të futemi në grevë urie. Vetëm greva e urisë mund të sjellë reagimin” tha një naftëtar.

Ndërsa Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës, u shpreh: “Nuk kemi gjetur zgjidhje. Jemi në mes të katër rrugëve. Shkuam në Tiranë për të biseduar dhe nuk na priti njeri.  Do ndjekim çdo rrugë ligjore pasi tani shoqatën e kemi të ligjëruar edhe në gjykatë.  Nuk kemi asnjë përgjigje as për pagat dhe as për fillimin e punës”.

Likujdimi i pagave të prapambetura dhe rifillimi i punës në uzinë, janë dy kërkesat kryesore të naftëtarëve që pak ditë më parë e zhvendosën protestën në Tiranë por u shpërndanë me pretekstin e shkeljes së protokollit të masave për Covid që ndalon grumbullimet.

Share This Article