Naftëtarët e Ballshit përplasen me policinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Naftetaret e Ballshit përplasen me policine, duke tentuar te hyjne ne Uzine.

Perplasja ndodhi ne momentin kur prane zyres kane mberritur administratore te kesaj uzine.

Ora News thotë se një grup naftëtarësh janë thirrur për të firmosur kontrata individuale, por naftëtarët kanë frikë dhe kërkojnë që kontrata të firmosin të gjithë dhe jo një numër i vogël.

“Kane peshkuar ca njerez e po bëjnë kontrata individuale. Po na sorollasin. Te vije pronari kush do e marrë. Ne na genjejne”

Pse u mbledhen sot? Pritet që sot punonjësit të marrin një përgjigje, përsa i përket lidhjes së kontratave individuale dhe rifillmit të punës në ambientet e kësaj uzine.

Naftëtarët janë shprehur shpresëplotë për të marrë një përgjigje përfundimtare, pas një kohe të gjatë protestash.

‘’Kur të bëhet fakt i kryer, ne do besojmë se realisht morëm një zgjidhje definitive. Ne jemi informuar se ditën e sotme do fillojë procesi I firmosjes së kontratave individuale. Presim që të vijnë përfaqësuesit e kompanisë. Ne kemi arritur një dakordësi mes palëve dhe presim të ulemi në mënyrë konkrete’’, shprehen ata./Ora News/

Share This Article