Naftëtaret në ditën e 12 të grevës, Meta apel qeverisë: Zgjidhje të problemit para se të jetë vonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në konferencën e përjavshme për shtyp, presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë apel qeverisë që të gjejë sa më shpejt gjuhën e marrëveshjes dhe naftëtarët që prej 12 ditësh janë në grevë urie.

Sipas kreut të shtetit, zgjidhja duhet të vijë para se gratë naftëtare të kenë pasoja në shëndetin e tyre.

“Dua ta nis me një apel për qeverinë, për të dialoguar sa më parë me gratë naftëtare, për një zgjidhje sa më të pranueshme. Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje dhe të jepen garancitë e duhura për një trajtim të duhur, para se të kemi pasoja me shëndetin e tyre“, tha Meta.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nga selia e PS se, Parlamenti do e rivotojë sërish Kodin Zgjedhor të rikthyer për shqyrtim nga prsidenti i Republikës.

Presidenti Meta i dha zero mundësi këtij skenari.

“Ka zero mundësi, ua kam thënë prej kohësh që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet. Kjo ka zero mundësi“, tha Meta.

Share This Article