Naftëtarët në protestë, paralajmërojnë grevë urie

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë para uzinës.

Kreu i sinidikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, tha në fjalëne  tij se është menduar të shkohet në një grevë urie, dhe nëse realizohet do jetë i pari që do e bëjë këtë gjë.

Ai tha se edhe pse shkuan në Tiranë për një zgjdhje, zyrtarët u tallën me to.

Dautaj u kërkoi naftëtarëve që mos të bien viktimë e dikujt që duan të bëjnë show me jetën e tyre.

”Kemi menduar të kalojmë në grevë urie . Ne shkuam edhe në Tiranë për një zgjidhje  dhe na tallen. Kemi vendime gjyqesh  për pagat e prapambetura qe ende nuk jane zbatuar. Ku janë lekët dhe ku është kopja e kontratës. Mos të biem viktimë e dikujt që duan të bëjnë shoë me jetën tonë.

I pari në grevë do hyj vetë, duke pritur një përgjigje se ka negociuar ai me shefat e do vijë sot.  Ku i ka lekët që premtoi? Se tha nuk do hyjë askush brenda pa kaluar lekët. Rrugë e tjera janë të konsumuara. Nuk duan grevë urie ata. Ne duhet të jemi të gjithë këtu, Fieri dhe Ballshi”, tha Dautaj.

Prej dy vitesh, naftëtarët protestojnë për mosmarrjen e 20 pagave të prapambetura, si dhe kërkojnë rifillimin e punës në uzinë.

Share This Article