Naftëtarja greviste tenton vetvrasjen, shoqet e ndalojnë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmjen e djeshme një nga naftëtaret e Ballshit ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët.

Kanë qënë shoqet e saj të cilat e kanë ndaluar atë që të kryente aktin ndërkohë që gjendja shëndetësore e të gjitha grevisteve vijon të përkeqësohet.

Naftëtaret e Ballsh ndodhen në ditën e 24-t të grevës së tyre në mbështetje të naftëtarëve të tjerë të cilët kanë filluar grevën më herët.

Ata kërkojnë kthimin e pagave të prapambetura dhe gjetjen e një zgjidhjeje për familjet e tyre që ndodhen në vështirësi ekonomike.

Ndërkohë Kryeministri Rama u ka bërë thirrje që të lënë grevën dhe të hyjnë në bisedime për gjetjen e dialogut të këtij problemi, që sipas tij nuk është qeveria shkaktare./Express/

Share This Article