Nagip Arifi zgjidhet kryetar i Bujanocit për herë të katërt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nagip Arifi është zgjedhur sot kryetar i Komunës së Bujanocit dhe menjëherë premtoi se do të jetë kryetar i të gjithëve, pavarësisht etnitetit dhe fesë, bëjnë të ditur mediat serbe.

Në koalicionin e krijuar nga Arifi, si kryetar i partisë që fitoi më së shumti mandate në zgjedhjet e mbajtura muajin e shkuar, për herë të parë që nga viti 2002 nuk ka këshilltarë të nacionaliteteve serbe dhe rome.

Për Arifin ky është mandati i katërt si kryetar i Bujanocit. Për të votuan 25 nga 26 asambleistët shqiptarë të Kuvendit komunal të këtij qyteti.

Zëvendës i tij është zgjedhur Shqiprim Musliu.

Share This Article