Naim Murseli përfundon dëshminë para prokurorëve, mohon aludimet për tradhti. Ja çfarë thotë për akuzat e përfshirjes në vrasjen e bashkëshortes Liridona Ademaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Naim Murseli ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe avokatja e tij Teuta Zhinipotoku, ka zbulon se ai ka ka mohuar përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt dhe aludimet për tradhti.

“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Me sot është kry deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë , i cili në tërësi e ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervistimit në Polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë ne detaje në shpjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat te cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshortëve lidhur me besnikërinë e tyre i pandehuri në tërësi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtutjeshme”, ka thënë Zhinipotoku për Express.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares.

Share This Article