Najada Çomo: Virusi është mes nesh, frekuentoni sa më pak ambientet publike!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo.

Mjekja ka dalë me një apel për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura, për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Jemi në verë dhe prej pesë muajsh, fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë e me humbje jete.

Kam një apel që këto 5 muaj pune intensive që nga dimri deri në verë janë lodhje, ndaj ju lutem respektoni masat e thëna që janë elementë shumë të pakët, si maska, distanca fizike dhe frekuentoni sa më pak ambientet publike, ku mblidhen shumë njerëz se janë vendi më i rrezikshëm për tu infektuar nga COVID-19. Virusi “është midis jush, e është dhe midis nesh”. Ne jemi për t’u shërbyer juve e ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj e për tu pakësuar numri i personave që vijnë në spital””, tha doktoresha.

Share This Article