Namazi i Bajramit në xhami, nuk ka falje në sheshin “Skënderbej”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë Bajrami nuk do të falet në sheshin ‘Skënderbej’ sikur është traditë.

Lajmin e ka konfirmuar Hoxhë Ahmed Kalaja, i cili përmes një postimi në ‘Facebook’ bënë me dije se secili besimtar do ta falë Bajramin në xhami.

Ai ka njoftuar edhe orën e faljes, që është 06:00.

Ndërkohë mësohet se i gjithë ky ndryshim ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Kujtojmë që pas dy muajsh mbyllur tashmë janë hapur xhamitë, por me një protokoll masash si përdorimi i maskave e dorezave dhe sexhadet personale nga besimtarët.

‘Bajrami do te falet ne oren 06:00
Ne te gjitha shtepiat e Allahut qe quhen Xhamia.
Mos perhap panik, mbill shprese edhe gezim!
Sonte pas namazit faljes se jacise darkes do te jene edhe fishekzjarret e festes!
Gezuar Per Shume Vjet!’, shkruan Hoxhë Ahmed Kalaja.

Share This Article