Napoli dhe Gattuso ndajnë rrugët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka njoftuar për largimin e Gennaro Gattusos pasi nuk arriti të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Klubi ka qenë nën një heshtje mediatike për muaj me radhë, kështu që askush nuk foli për mediat pas barazimit të tyre 1-1 me Hellas Veronan.

Një fitore eventuale të dielën do të garantonte një përfundim në top-katërshen e Serie A por ai vend në fund i takoi Juventusit.

“I dashur Rino, unë jam i lumtur që kam kaluar dy sezonet e fundit me ty”, shkroi De Laurentiis në Twitter.

“Duke ju falënderuar për punën e bërë, ju uroj suksese kudo që të shkoni. Unë gjithashtu i dërgoj një përqafim gruas dhe fëmijëve tuaj”, shkroi ai.

Raporti midis dyshes ishte i ftohtë dhe Gattuso pritej të largohej edhe nëse Napoli do të ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Share This Article