Napoli dhe Roma ndajnë një pikë, “fërkojnë” duart Milan, Inter dhe Juve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Napoli dhe Roma ndajnë një pikë që mund mos t’i vlejë shumë për objektivat e tyre. Në stadiumin “Diego Armando Maradona”,  napoletanët kalojnë në avantazh në fillimin e pjesës së parë falë një penallti të realizuar nga kapiteni ne ikje, Lorenzo Insigne.

Por djemtë e trajnerit Luciano Spalleti nuk arrijnë të përfitojnë nga “trullosja” e kryeqytetasve verdhekuq, që kanë rastet e tyre për barazim.

Në pjesën e dytë, është pikërisht ekipi i Jose Mourinjo që kërkon më shumë golin.

Roma proteston për një penallti të mundshme mbi Zaniolon, dhe shpërdoron raste të shumta me Abraham dhe Mancini, por barazimi vjen vetëm në minutat shtesë me El Sharawi.

Barazami largon ndoshta përfundimisht Napolin nga lufta për titull bashkë me Milan dhe Inter, por edhe Romën nga ëndrra për t’i marrë vendin e katërt Juventusit.

Share This Article