Napoli fiton derbin ndaj Lazios

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Napoli është kthyer te fitorja në Serie A. Skuadra e drejtuar nga trajneri, Luciano Spalleti, ka fituar derbin e xhiros së 14-të ndaj Lazios me rezultatin 4:0.

Me këtë fitore napolitanët mbetën liderë në elitën e futbollit italian.

Fitorja e vendasve u vulos në pjesën e parë. Piotr Zielinski shënoi në minutën e shtatë për 1:0.

Vetëm tre minuta më vonë Dries Mertens realizoi për 2:0. Golin e tretë Mertens e shënoi në minutën e 29-të.

Golin e katërt e shënoi Fabio Ruiz në minutën e 85-të.

Në pjesën e dytë Lazio tentoi të rikthehet në lojë por nuk e arriti një gjë të tillë.

Te Napoli nga minuta e parë u paraqit mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, derisa te Lazio u aktivizua Elseid Hysaj.

Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha ishin në bankën rezervë.

Share This Article