Napoli e ka fituar ndeshjen ndaj Fiorentinës me golin që mbrojtësi i Kosovës, Armir Rrahmani e shënoi të dielën. Falë golit të Rrahmanit, Napoli shënoi fitore 2:1 në udhëtim ndaj Fiorentinas.
Rrahmani ka realizuar golin e dytë me goditje me kokë, në minutën e 50-të. Ky takim u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së shtatë të Serie A të Italisë.
Me këtë fitore Napoli është forcuar në vendin e parë me 21 pikë. Për Rrahmanin është goli i dytë me fanellën e Napolit.

