Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani dhe ai i Shqipërisë, Elseid Hysaj kanë luajtur gjatë tërë takimit te Napoli që mposhti në udhëtim Torinon me rezultatin 2:0.
Me fitoren e shënuar të hënën mbrëma, Napoli është ngritur në vendin e katërt, vend që në fund siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Te Torino në stol ishte mbrojtësi Mërgim Vojvoda, kurse Samir Ujkani nuk ishte fare në formacion.
Golin e parë Napoli e shënoi në minutën e 11-të nëpërmjet Tiemoue Bakayokos, ndërsa dy minuta më vonë Victor Osimhen realizoi për rezultatin përfundimtar 2:0.