Napoli kap kreun e Serie A, humbje për ekipet ku luajnë shqiptarët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Napoli merr përkohësisht kreun e Serie A, duke mposhtur bindshëm një ekip të rrezikshëm si Atalanta, me rezultatin 3-1.

Një fitore që mund të jetë vendimtare për titullin, nga momenti që është marr nga një ekip që mendohej rivale direkte deri pak javë më parë, dhe për më shumë në transfertë.

Ekipi i Luciano Spallettit kaloi në avantazh me një penallti të dhënë nga VAR në minutën 14, me golin e transformuar nga kapiteni Insigne.

Vrulli i Atalantës nuk trembi napoletanët që dyfishuan me Politano në minutën 37, me asist po të Insigne, sot në një nga ndeshet e tij më të bindshme të sezonit.

Goli i Holandezit De Roon u duke sikur e vuri ne diskutim rezultatin, para se talenti i Maqedonisë Elif Elmas të vuloste rezultatin final, duke ngritur në kuotën e 66 pikëve Napolin, njësoj si Milan që duhet të përballet ende me Bolognën. 

Ndërkohë, përtej humbjes se ekipit të Berat Gjimshitit, që bie në vend të shtatë, nuk ishte dite e mirë edhe për Empolin e Adrian Ismajlit dhe talenteve Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani.

Ekipi i kuqezinjve humbi 1-0 ndaj Fiorentinës, ndërkohë që Udinese shkatërroi 5-1 Cagliarin me një tregolësh të Beto, duke duar sardët të vuajnë deri në ndeshjen e fundit për mbijetesën. 

Share This Article