Napoli ka triumfuar në udhëtim ndaj Real Sociedadit me rezultatin 1:0 në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës. Matteo Politano (56’) realizoi golin e fitores për Napolin.
Elseid Hysaj luajti tërë ndeshjen për Napolin, ndërsa për Sociedadin në stol iashte Adnan Januzaj.
Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin F të Ligës së Evropës. Pas dy xhirove kryeson AZ Alkmaari me gjashtë pikë, Sociedadi e Napoli kanë nga tri pikë, ndërsa Rijeka është pa pikë.
Roma e Marash Kumbullës luajtu pa gola në shtëpi ndaj CSKA Sofjes në ndeshjen e Grupit A. Kumbulla luajti tërë ndeshjen.
CFR Cluj kryeson me katër pikë, sa i ka edhe Roma që është në vend të dytë.https://streamja.com/embed