E treta, e vërteta! NASA më në fund ka lëshuar me sukses drejt Hënës raketën e saj Artemis I për të nisur misionin 25-ditor përreth satelitit të vetëm të Tokës.
Raketa më e fuqishme në botë u nis nga baza ajrore hapësinore Kennedy në Florida, pas dy tentativash të dështuara, disa muaj më parë.
Ky udhëtimi konsiderohet si historik dhe ka për qëllim të rikthejë njerëzit në sipërfaqen e Hënës, pas më shumë se gjysmë shekulli.
Nëse misioni do të rezultojë i suksesshëm, atëherë udhëtimi i parë njerëzor në Hënë nuk do të vonohet përtej vitit 2024. Ndërkohë që plani është për ndërtimin e një qendre të qëndrueshme mbi satelit për të eksploruar më tej kozmosin.