NASA ka informacione të reja për asteroidin Bennu, ekspertët konsiderojnë se ekzistojnë gjasa të vogla që ta godet Tokën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Asteroidi Bennu që paraqet rrezik për Tokën, akoma ka pak gjasa të godasë planetin tonë gjatë shekullit të ardhshëm, kanë bërë të ditur sot shkencëtarë të NASA-s, shkruan AP.

“Nuk do të duhej të brengosemi shumë për të”, ka thënë David Farnoki, shkencëtarë i NASA, njëherit ekspert në identifikimin e objekteve në afërsi të Tokës, dhe pse gjasat për ta goditur Tokën janë rritur në 2.700/1 sa krahasuar me atë që më parë ishte 1.750/1. Kjo sipas ekspertëve pritet të ndodh në 100 apo 200 vitet e ardhshme.

Megjithatë ekspertët tani kanë një pasqyrë më të mirë për rrugëtimin e Bennus, e kjo po arrihet falë fluturakes së NASA-s, Osiri-Rex.

Sipas Farnokit, gjendja në përgjithësi është duke u përmirësuar. Fluturakja hapësinore po kthehet në Tokë pasi që ka marrë mostrat për asteroidin gjigant, që konsiderohet si një nga dy asteroidet më të rrezikshëm në sistemin Diellor. 

Share This Article