Shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës (NASA) zbuluan se Marsi ka filluar të rrotullohet gjithnjë e më shpejt, gjë që cila ka rezultuar me shkurtimin e ditës në Mars.
Studimi i cili u publikua në revistën “Nature” tregon se rrotullimet e Marsit janë përshpejtuar ndoshta për shkak të ndryshimit të masës së tij, e për pasojë ditët në Mars u bënë më të shkurta.
“Sky News” raportoi se shkalla e rrotullimit të Marsit rritet me 4 milisekonda çdo vit dhe për këtë arsye ditët në Mars shkurtohen me rreth një të mijtën e sekondës.
Një vit marsian zgjat rreth 2 vjet Tokë (687 ditë Tokë).
Shkencëtarët e NASA-s që vëzhgojnë këto ndryshime mendojnë se kjo dukuri shkaktohet nga akumulimi i akullit në polet e Planetit të Kuq ose nga rikthimi që përjetohet kur ekspozohen masat tokësore nën akull pas një epoke akullnajash. Zbulimi u arrit përmes bashkëpunimit të InSight dhe rrjetit të NASA-s, Deep Space Network, një grup ndërkombëtar i antenave të mëdha radio në Tokë.
Shkencëtarët besojnë se ekzaminimi i të dhënave që mbledh InSight mund të zgjasë shumë vite dhe mund të ofrojë shumë informacione të reja. InSight qëndroi në sipërfaqen e Marsit për katër vjet, por misioni i tij u ndërpre më 21 dhjetor 2022.