NASA publikon fotografitë e para nga Marsi të mjetit robotik “Perseverance”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

NASA, vetëm 24 orë pas uljes së mjetit robotik, publikoi fotografi që tregojnë qartë sipërfaqen e Marsit

Washington DC

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka publikuar fotot e para të marra nga mjeti kozmik i zbulimit “Perseverance”, i cili u ul në Mars dy ditë më parë në kraterin “Jezero”.

NASA, vetëm 24 orë pas uljes së mjetit robotik, publikoi fotografi që tregojnë qartë sipërfaqen e Marsit.

“Kjo është diçka e paparë ndonjëherë”, tha NASA.

Mjeti kozmik “Perseverance” është i pajisur me 25 kamera dhe dy mikrofona, kurse regjistrimi i parë audio nga Marsi pritet të publikohet së shpejti.

NASA aktualisht ka tre mjete kozmike në Mars, “InSight”, “Curiosity” dhe “Perseverance”. Ky i fundit zbarkoi në kraterin “Jezero” të enjten dhe nga ai më së shumti priten kërkime për përgjigjen e pyetjeve në lidhje me gjurmët e jetës në planetin e kuq.

Share This Article