NASA publikon një tjetër audio-incizim nga Planeti i Kuq

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

NASA ka publikuar një tjetër audio-incizim të roverit “Perseverance” – i cili ka qenë në një mision në Mars për një muaj – gati një muaj pasi kemi marrë videon dhe tingullin e parë nga ky planet.

Është një tingull nga Planeti i Kuq plot gumëzhitje, të cilin roveri e prodhon me rrotat e tij ndërsa lëviz dhe eksploron sipërfaqen e Marsit.

“E dëgjoni këtë? Ky është tingulli që krijohet kur unë vozis mbi shkëmbinjtë Marsian. Kjo është hera e parë që kapim tinguj ndërsa lëvizim në Mars”, shkruhet në një postim në Twitter, në një llogari që informon me shaka publikun për veprimet e roverit nga perspektiva e tij.

Roveri “Perseverance” u ul në Mars më 18 shkurt dhe misioni i tij është të kërkojë gjurmë të jetës mikrobiologjike në zonën e Liqenit Krater, sepse shkencëtarët besojnë se jeta ishte e mundur në Planetin e Kuq miliona vjet më parë.

Share This Article