NASA teston fluturimin e parë me helikopter në Mars

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Helikopteri Ingenuity bëri fluturimin e tij të parë, fluturimin e parë të një mjeti me motor në një planet tjetër”, njoftoi NASA në Twitter

Agjencia amerikane për studimin e hapësirës (NASA) njoftoi se fluturimi i parë i helikopterit në Mars është kryer me sukses, që është edhe fluturimi i parë i një anije kozmike me motor në një planet tjetër.

“Helikopteri Ingenuity bëri fluturimin e tij të parë, fluturimin e parë të një mjeti me motor në një planet tjetër”, njoftoi NASA në Twitter, duke shtuar se të dhënat treguan se fluturimi ishte i suksesshëm.

Më parë, NASA shtyri fluturimin e parë në mars. Helikopteri Ingenuity, i cili është i lidhur me Rover Perseverance, u ul në “planetin e kuq” më 18 shkurt ndërsa duhej të ngrihej më 8 prill.

Meqenëse Marsi ka një të tretën e gravitetit të Tokës dhe një atmosferë jashtëzakonisht të rrallë në raport me Tokën, fluturimet e helikopterëve në Mars janë më komplekse sesa fluturimet në Tokë ndërsa ndryshimet në energji dhe temperaturë janë një sfidë gjatë fluturimit, tha NASA muajin e kaluar.

Share This Article