Një fishekzjarr kozmik në lëvizje të ngadaltë është ajo çka ka zbuluar teleskopi ”Hubble”, i krijuar nga shpërthimi i dhunshëm që gati dy shekuj më parë, që e shndërroi yllin Eta Carinae në një nga më të shkëlqyeshmit, aq sa të përdoret edhe si pikë referimi për lundrimet.
Ky yll, i vëzhguar për një periudhë mbi 25-vjeçare nga teleskopi i NASA-s dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), do të jetë në gjendje të ofrojë detaje të reja shumë të vlefshme për të zgjidhur misterin e të ashtuquajturit Shpërthimi i Madh (Big Bang).
“Ne zbuluam një sasi të madhe të gazit të nxehtë që u lëshua gjatë Shpërthimit të Madh”, shpjegon Nathan Smith, i cili punon në Observatorin e Stewardit të Universitetit të Arizonës./ATSH/