Naser Ziberi kandidat i BDI-së për kryeministër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka nominuar Naser Ziberin si kandidat të kësaj partie për kryeministër të parë shqiptarë.

Në konventën në Prespë, Ali Ahmeti tha se vendimi për Ziberin është marrë pas konsultimeve të gjëra që janë bërë me qarqe të ndryshme intelektuale e akademike.

“I thash po kandidaturës, sepse kjo ide është më e madhe se sa unë, është më e madhe se sa BDI-ja. Unë nuk do ta kisha pranuar sikur të mos të bindesha se ky është një projekt kombëtar”, tha Naser Ziberi.

Naser Ziberi ka qenë deputet i Partisë për Prosperitet Demokratik në tre përbërje parlamentare në vitet e ’90-ta, ministër i Punës dhe Politikës Sociale, zëvendëskryeministër dhe një ndër përpiluesit e Marrëveshjes së Ohrit.

Share This Article