Nata e Bardhë’ ‘elektrizoi’ sheshin ‘Skëndërbej’, shqiptarët festojnë me yjet e muzikës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

TIRANË-  “Nata e Bardhë”, ndezi atmosferën në sheshin “Skëndërbej”.

Këngëtarë të njohur të muzikës moderne nga Shqipëria dhe Kosova për disa orë performuan disa nga këngët më të famshme të tyre, për admiruesit nga të gjitha moshat që kishin mbushur qendrën e Tiranës.

Të parët që u ngjitën në skenë ishin Landi dhe Miri nga “West Side Family”.

Më pas të tjerë këngëtarë elektrizuan sheshin.

Hitet e tyre më të mira ndër vite i sollën këngëtarë si Stine, Noyzi, Elvana Gjata, Luiz Ejlli, Mc Cresha, Kida, Kapital T, Ylli Limani dhe shumë të tjerë.

Atmosfera elektrizuese vijoi deri pas mesnatës dhe u mbyll me një spektakël fishekzjarrësh.

Share This Article