‘Nata e falenderimeve’ në Durrës, koncerti festiv i fundvitit që ngjalli emocione dhe nostalgji

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

‘Nata e falenderimeve’ ishte koncerti festiv i fundvitit, që bëri bashkë në skenën e teatrit të Durrësit disa nga këngëtarët më të njohur të muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare.

Të mirënjohurve Myfarete Laze, Bashkim Alibali, Kozma Dushi e Liljana Kondakçi iu bashkangjitën në skenë me repertorin më të mirë ndër vite këngëtarët e afirmuar të skenës durrsake si Ylli Çifti, Hysni Allushi, Xhesika Gjini etj.

Publiku në sallë pati mundësi për më shumë se një orë të shijonte dhe duartrokiste disa nga hitet e shumë viteve më parë, që kanë mbetur të rrënjosura në memorien kolektive të artdashësve.

‘Publiku durrsak është publik shumë simpatik. Ngaqë është ‘Nata e falenderimeve’ i falenderova me zemër ata’,– tha ndër të tjera Bashkim Alibali.

‘Kjo natë është e veçantë, sepse është ‘Nata e falenderimeve’. Ishte dasht shumë që njerëzit me dit me falenderu, me e pas t’leme mirënjohjen’,- shtoi një nga yjet e muzikës shqiptare, Myfarete Laze.

Për këngëtarin e njohur të muzikës popullore durrsake, Ylli Çifti, ky koncert me këngë të traditës është një buqetë e bukur festive për admiruesit e muzikës së mirë.

Koncerti i ideuar nga regjisori Haxhi Rama dhe shkrimtari Ardi Omeri arriti të përcjellë tek publiku durrsak emocione dhe mjaft nostalgji për disa nga këngët që tashmë kanë hyrë në repertorin e artë të muzikës shqiptare.

Share This Article